Gazetarja australiane Lauren Tomasi mori një “provë” të masave të ashpra të policisë dhe Gardës Kombëtare ndaj protestuesve në Los Angeles gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për lajmet e Channel 9.
“Pas orësh pritjeje, situata ka dalë jashtë kontrollit. Oficerët e LAPD po lëvizin, duke qëlluar me plumba gome, duke i shtyrë protestuesit jashtë zemrës së Los Angeles”, dëgjohet të thotë Tomas.
Në atë moment kamera kthehet majtas dhe njëri nga personat e armatosur shihet duke qëlluar me një plumb plastik, duke e goditur gazetarin australian në këmbë.
“Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur ndërsa Lauren bërtet nga dhimbja dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.
U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News
LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj
— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025