STOP-EMISIONI 197(Sezoni 10) 6 Qershor 2025-Punonjesja e shtetit i merr borxh 80 vjecarit 1 milione e gjysme leke, s’ia kthen.

Denoncimi i radhës na con në Korçë dhe denoncuesi është një 80 vjecar, i cili tregon, se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera. Kjo e fundit, i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh, duke e ndihmuar, për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80 vjecari i dha paratë me premtimin, që do t’i merrte në fund të muajit.Që nga tetori 2024, Gentiana vetëm ka thënë, se do ia kthejë paratë, duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë. Deri tani i ka dhënë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.Pasi gazetarja takon zonjën Lera, kjo e fundit premton të kthejë borxhin brenda orarit të punës e në fakt brenda 40 minutave Gentiana i numëron 80 vjecarit plot 1 milionë e 400 mijë lekë, shumën që i detyrohej prej rreth 8 muajsh.

Sa të zotët jemi me fjalët. Ne kemi dalë në rrugët e Tiranës, për të provuar oratorinë e qytetarëve. Fjalë si analist, patronazhist, diasporë e vermut i kemi shkruar në fletë me shkronja të munguara dhe kemi vënë të intervistuarit, që t’i gjejnë.

Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon, se në vitin 2016 kuptoi, se vuante nga diabeti dhe në vitet 2016-2021, ka marrë kemp. Tani jeton e kurohet nga Francë për një sërë problemesh dhe i ka lënë motrës prokurë, që të interesohet te doktori, për të vijuar procedurën e kempit. Pas shumë sorollatjesh, të moptrës i kanë thënë, që nuk mund të bëhet kempi pa qenë fizikisht Mimoza. E sëmura është në gjendje të rënduar shëndetsore dhe thotë, se e ka të pamundur të vijë në Shqipëri. Madje nuk është kthyer as për të varrosur të ëmën.Ernest Rakaj, drejtor i ISSh-së Lezhë, thotë, se do të bëjnë edhe njëherë rishqyrtimin e dosjes, që zonja ta rimarrë kempin.Ai shprehet, se do të këmbëngulë, që vlerësimi i saj të bëhet me anë të video-konferencës, por miratimin për këtë, e jep ISSh-ja në Tiranë.

Të Fundit