Qeni kafshon fëmijën 5 vjeç në Tiranë, i mituri në spital! Në hetim pronari

Qeni kafshon fëmijën 5 vjeç në Tiranë, i mituri në spital! Në hetim pronari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. A., 61 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi”, ku një fëmijë 5-vjeçar është kafshuar nga qeni i 61-vjeçarit, pasi kishte hyrë në oborrin e banesës së tij.

I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit