Ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Lajmin e ka bërë me dije politikania shqiptare, Majlinda Bregu, në një postim në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Bregu shkruan se me Shqinën është njohur kur kanë punuar të dy në të njëjtin universitet.
Postimi i Majlinda Bregut:
Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.
E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.
Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.
Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
U prehsh në paqe, Ilir