Spiropali uron për Kurban Bajramin: Sakrificë dhe solidaritet, të ndajmë të mirën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar mesazhin universal të kësaj dite të shenjtë, i cili kalon përtej kufijve të besimit.

“Ky është një moment që na kujton rëndësinë e sakrificës. Pa sakrificë, nuk mund të korrim frytet e punës sonë. Ky mesazh shkon përtej fesë dhe është një thirrje për vlera që e begatojnë njeriun dhe familjen,” u shpreh Spiropali.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndarjes së të mirës me të tjerët, veçanërisht me ata që janë në nevojë, duke e cilësuar këtë si një udhërrëfyes për politikat sociale që mbështesin të varfrit, gratë, fëmijët dhe të sëmurët. Spiropali shprehu gjithashtu se, në këtë ditë të shënuar, vlera të tilla janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit shoqëror.

Në komunikimin e saj, kryeparlamentarja përmendi edhe bisedën me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku diskutuan mesazhin universal të Kurban Bajramit për paqe, për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë për zonat e konflikteve dhe mbrojtjen e civilëve.

Q

Të Fundit