Vlorë/ I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një banesë në Vlorë lagjen “Pavarësia”, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka rrezikuar të shkrumbohet nga flakët pak momente më parë, si pasojë e një incidenti në sobën e gatimit. Një i moshuar që jetonte i vetëm kishte harruar sobën ndezur, ndërsa në zjarr ndodhej një tenxhere me presion.

Tymi që dilte nga dritarja alarmoi banorët e zonës, të cilët reaguan menjëherë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës të Vlorës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën.

Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë regjistruar kryesisht në ballkonin e banesës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Të Fundit