Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Bruksel, ka komentuar raportin vjetor për Shqipërinë të miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, duke e cilësuar atë si një dënim të qartë për qeverinë e Edi Ramës.
Ai theksoi se dokumenti evidenton ndërhyrjet politike në drejtësi dhe shqetësimet mbi dosjet, duke nënkuptuar sipas tij mungesë të një procesi të rregullt ligjor.
“Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria, se shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale”, tha Berisha.
Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe qëndrimi i raportit ndaj zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat, sipas Berishës, u cilësuan si një farsë elektorale. Ai iu referua konstatimeve të përbashkëta të OSBE/ODIHR dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
“Ky raport denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje”, shton kreu i PD-së.
Berisha theksoi se raporti dënon edhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti, duke iu referuar konkretisht çështjeve të deputetëve Olta Xhaçka dhe Vullnet Sina.
Ai shtoi se dokumenti përmend ligjin e investimeve strategjike si një mjet për abuzim me pronat, duke mbështetur kështu kërkesat e pronarëve shqiptarë.