Në Shëngjin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet, pasi u vunë re shkelje nga disa operatorë privatë.
Këta të fundit kishin vendosur shezlongë dhe çadra jashtë kritereve të përcaktuara për stacionet zyrtare të plazhit. Në aksionin e zhvilluar në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”, mori pjesë edhe policia lokale.
Aktualisht, janë miratuar vetëm 50 stacione plazhi në gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, të gjitha në pronësi të hoteleve.
Ky numër është tre herë më i ulët se vitin e kaluar, kur menaxhimi i plazheve ishte i shpërndarë në mënyrë më të gjerë tek operatorët privatë