“Arma u shkrep vetë”- Flet autori që plagosi të miturin në piceri: S’doja ta lëndoja

Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e një të mituri në një piceri në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, kur një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një picerie. Sipas dëshmisë së Nezirit, ai ndodhej në një tavolinë së bashku me të miturin kur arma, të cilën kishte me vete, është shkrepur pa dashje.

“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja”, është shprehur i riu para grupit hetimor.

Ndërkohë, 15-vjeçari ka deklaruar për policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, për shkak të gjendjes së tij të rënduar në momentin e incidentit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni apo rol në ngjarje.

Të Fundit