Një qytetar tregon për “Stop”, se nëpërmjet një të afërmi të tij, do të bënte legalizimin e shtëpisë, por ky i fundit i kishte thënë, se punonjësit e kadastrës kërkojnë 5 milionë lekë, lekë të cilat qytetari ia dha. Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit. Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë. Me kamera të fshehtë, Shaban Tafa pranon, se ka marrë 5 milionë lekë të vjetra, por sipas tij, legalizimi është në proces.Shabani thotë, se dosja është hapur dhe janë harxhuar 3 milionë lekë e nëse situata nuk zgjidhet, do t’i kthejë qytetarit 2 milionë lekë.Pas qytetarit, me Shabanin u takua gazetarja jonë, por Shabani fillimisht thotë, se i ka marrë paratë për dokumentat e më pas, se ia ka marrë borxh.Megjithatë ai ia ktheu shumën e plotë qytetarit.
