Një qytetar tregon për “Stop”, se nëpërmjet një të afërmi të tij, do të bënte legalizimin e shtëpisë, por ky i fundit i kishte thënë, se punonjësit e kadastrës kërkojnë 5 milionë lekë, lekë të cilat qytetari ia dha. Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit. Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë. Me kamera të fshehtë, Shaban Tafa pranon, se ka marrë 5 milionë lekë të vjetra, por sipas tij, legalizimi është në proces.Shabani thotë, se dosja është hapur dhe janë harxhuar 3 milionë lekë e nëse situata nuk zgjidhet, do t’i kthejë qytetarit 2 milionë lekë.Pas qytetarit, me Shabanin u takua gazetarja jonë, por Shabani fillimisht thotë, se i ka marrë paratë për dokumentat e më pas, se ia ka marrë borxh.Megjithatë ai ia ktheu shumën e plotë qytetarit.
Këtë fundjavë u nda nga jeta në moshën 86 vjecare një nga kolosët e kinematografisë shqiptare, Piro Milkani.Një video e publikuar nga të gjitha mediat e huaja është kthyer në virale. Në këtë video duket presidenti francez Makron, i cili goditet me shpullë nga bashkëshortja gjatë mbërritjes me avion në Vietnam. Pallati Elysee sqaroi, se bëhet fjalë për një lojë e humor mes ciftit.
Në mars të këtij viti transmetuam një problem nga qyteti i Fierit. 85 vjecarja, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve, u shpreh, se nuk do që të ikë nga kjo jetë, pa kryer legalizimin e shtëpisë, që e priste që nga viti 2016.Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tha, se kanë kishin bërë aplikimin, por nuk po kishin mundur të zgjidhin gjë. Në këto kushte, sipas saj, nuk mund të riparojnë as mykun e taracës.Nga shqyrtimi i dokumentave, rezulton, se leja e shtëpisë, që i përket vitit ’82, nuk gjendej, pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat.Pas transmetimit tonë, Marjana Vrenozi tha pas 9 vjetësh u erdhi vendimi për legalizimin e shtëpisë dhe kjo, falë emisionit “Stop”.