Voton Sali Berisha, thirrje qytetarëve: Do kemi një ditë të dytë vere

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha i shoqëruar nga familjarët e tij ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në shkollën Kosova në Tiranë.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali i tij me bashkëshorten dhe nga dy fëmijët e Shkëlzen Berishës.

Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të qendrës së votimit, kreu i opozitës dha një mesazh për qytetarët:

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë të votojnë. Të votojnë për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre”,-tha Berisha.

I pyetur nëse do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve Berisha tha:

“Ne do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj edhe bëj thirrjen votoni, votoni, votoni!”

Të Fundit