Tirana “stacioni i fundit” elektoral, PS dhe PD mbyllin sot fushatën në orën 19:00

Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, të cilat do të mbyllin fushatën në të njëtën orë në kryeqytet.

Partia Socialiste ka paralajmëruar zhvillimin e aktivitetit përmbyllës në orën 19:00, në fushën pranë Parkut Olimpik, ku pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të kësaj force politike. Paralelisht, në të njëjtën orë, Partia Demokratike do të mbajë mitingun përmbyllës në Bulevardin e Ri, me pjesëmarrjen e liderit të saj dhe mbështetësve të shumtë.

Ndërkohë, partitë e reja opozitare përfunduan fushatën e tyre ditën e djeshme, duke kërkuar rrotacion politik dhe ndryshime thelbësore në drejtimin e vendit.

Rrugëtimi elektoral nisi më 11 prill. PS, forca qeverisëse e cila kërkon një mandate të katërt, u fokusua tek integrimi evropian dhe pasaporta evropiane. Ndërsa PD e cila kërkon të rikthehet në pushtet pas 12 vitesh, u fokusua tek ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Të dielën, 11 maj, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Të Fundit