Prokurorja e Korcës Vasjana Apostoli, ka lëshuar sot urdhër-arrest për të renë Kejsi Spaillari, e cila akuzohet për vrasje në bashkëpunim të partnerit të saj Antonio Karafili në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur nga emisioni “Stop”, megjithë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.Në fund të tetorit 2020, transmetuam rastin e servirur si vetëvarje e të riut Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios. Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Ajo, që dukej qartë, se ishte vrajse dhe jo vetëvrasje, u mbyll si cështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.Provat dhe detajet e sjella nga “Stop”, provuan dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta nga partnerja e tij Kejsi Spaillari dhe i dashuri i saj, bletërritësi 65 vjecar Rexhep Vathi.Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi, se 18 vjecari nuk mund të ishte varur, sot edhe organi i akuzës zbardhi të vërtetën, për të sjellë sadopak paqe në shpirtrat e prindërve të të riut.
Pak ditë pasi transmetuam rastin e Leos së vogël, që ka lindur me një këmbë, që nuk funksionon, Aleksandër Zhulati, një person që vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korcë, ka punuar një varkë. Punën e tij, Aleksandri e ka sjellë në studion tonë, për ta shitur me ankand, paratë e të cilit, do të shkojnë për kurimin e Leos së vogël, të cilit i duhen 35 mijë euro për procedurat e operacionit.
Në dhjetor të vitit të kaluar transmetuam një rast në Sarandë. Në vitin 2023 një e mitur 13 vjecare u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe të motrës, nënës së vajzës. Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese u shoqërua atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur. Por zyrtarisht në Policinë e Sarandës, tezja rezulton kallzuese, sikur ajo u dhunua nga motra dhe mbesa e saj.Denoncimi i minorenes u mor në darkë vonë, me justifikimin, se nuk punonin kompjuterat.Pasi cështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori, ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa, është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar, në kohën, kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë.Pas marrjes në pyetje, 13 vjecarja u shtrua në spitalin e Sarandës, ku qëndroi një ditë e shtruar dhe cdo dëmtim u pasqyrua në kartelën e saj mjeksore dhe më pas në akt-ekspertim.Por OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes.Ish-Drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegon, se cdo akt ekspertimi i cdo lloj natyre, duhet të jetë i shoqëruar me foto. Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti, prokurorja Esmeralda Basho e dërgon në gjyq cështjen, pa mbyllur mirë hetimet.Nga verifikimet tona, kjo prokurore nuk është e specializuar për cështjet me të mitur, në një kohë, që ka të tjerë prokurorë në Sarandë të specializuar në këto raste.Nga ana tjetër, prokurorja Basho ka eleminuar edhe dëshmitarët. Për një zonjë dëshmitare okulare në ngjarje, prokurorja deklaron në gjyq, se ky person nuk figuron apo ekziston fare, person, që është gjetur nga emisioni “Stop”.