Rama: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë, nuk janë si unë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Edi Rama: Patronazhistët e dinë edhe më mirë se mua se si shkon kjo punë, por ju nuk i njihni i nënvlerësoni, ju kam thënë mos u krruani me ta sepse janë hakmarrës dhe rrisin tempin. Janë inatçi ata nuk janë si unë. Mos u krruani me patronazhistët sepse nuk lënë votë të bjerë në tokë.

“Më shkrijnë fare kënetarët e Kosovës sepse kanë nota të tjera sepse ata e kanë me Vuqiqin. Unë nuk vajta tek funerali i Papës sepse prisja Vuqiqin të më merrte në Beograd që të takoja gjoja rastësisht djalin e Trump dhe këtë do e bënte Grenell.

Pse duhet të shkoja në Beograd që të takoj cunin e presidentit? Apo sepse kështu funksiononte këneta me çunin e babit? Duhet të takoje çunin e babit që babi… çfarë.
U detyruan edhe çuni edhe ambasadori të përgënjeshtronte kënetën që deri dje bënte sikur dilte e hynte për farë kosi atje. Na sollën edhe Latën, lëviz Tifja ku të duash ti po çlidhje ka kjo me politikën amerikane”, tha ai.

Të Fundit