Qytetarja B.L denoncon në “Stop” shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tregon, se i ati, që punon e jeton në emigracion, i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall.Prona u ble në një ankand bankar, pasi Agron Lile, që e kishte lënë kolateral, nuk e kishte paguar.Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat e madej ka lënë dhe një qytetar brenda me qira.Cështja ka shkuar në prokurorinë e Sarandës, por prokurorja Valbona Maja ka dalë me vendimin e mosfillimit të hetimeve, edhe pse i akuzuari ka kryer vetëgjyqësi, mosdeklarim të ardhurash dhe falsifikim dokumentash.IMT Sarandë ka konstatuar ndërtim pa leje në objekt, por nuk ka ndërhyrë, pas vendimit të prokurores. Ish pronari përdor si alibi dy ndërtime pa leje, që i ka bërë objektit vite më parë, të cilat i ka deklaruar tek Aluizni, por nuk ka marrë përgjigje.Ai madje ka tentuar, t’ia shesë 30 mijë euro zonjës, shtesat pa leje e pa titull pronësie.
Sali Berisha është pritur me një këngë të posacme në takimin elektoral në Kucovë nga grupi “Bilbilat e Vrionit”.Në këngë është përfshirë edhe ardhja e konsulentit amerikan Lacivita. Vargjet e këngës u bënë menjëherë virale në rrjet: “Shkrepi dielli e drita, se ç’na vjen Lacivita”
Për cështjen e shtëpisë në Ksamil, takojmë ish pronarin Agron Lile, i cili pranon, që e ka zaptuar me vetgjyqësi pronën e zonjës B.L, duke përmendur sërish shtesat që ka bërë.Meqë policia nuk pranoi të mbante një proces-verbal për sendet, që ishin në objekt, vetë zonja hap shtëpinë e saj, duke mbledhur sendet e qiramarrësit të Agron Liles, të cilat i dorëzon në polici.Kur u duk, se gjithcka u zgjidh, të nesërmen Agron Lile shkon dhe shkallmon bravën dhe ve kamera në objekt, duke e kthyer situatën në pikën zero.