Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjës prej 32 e 24 vitesh.Të dy punonjësit tregojnë, se prej një viti merrnin një shtesë page prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe në muajin qershor vjen auditi nga Ministria e Shëndetsisë, që konstaton, se janë paguar në shkelje. Nga drejtoresha e spitalit u është thënë, se do të duhet të kthejnë lekët dhe bëhet fjalë për 2 milionë lekë. Ata shprehen të shqetësuar, pasi detyrohen të mbulojnë 24 orë shërbimin e imazherisë, duke qenë, se në zonë ndodhin edhe aksidente në miniera.Pas verifikimet të dokumentacionit për personelin mjekësor dhe jo mjekësor, është konstatuar, se nuk ka pasur grafikë shërbimi dhe nuk janë specifikuar turnet në listë prezencë.Në përfundim theksohet, se janë paguar në shkelje dy teknikët e imazherisë, me shtesën për natyrën e vecantë të punës.Drejtoresha e spitalit Brunkita Rama thotë, se dy imazheristët janë paguar me urdhër të drejtorit të mëparshëm.Auditi ka lënë detyrë, që të analizohet efekti financiar, që ka shkaktuar kjo pagesë.Drejtoresha Brunkita Rama na thotë, se dy punonjësit mbulojnë shërbimin e urgjencës, por nuk përfshihen në strukturën e urgjencës. Për t’u dhënë pak më shumë kohë pushim dhe leje, punësohet një teknike imazherie, por mesa duket vetëm në letra, pasi askush nuk e njeh Megi Cilmetën
