STOP-EMISIONI 163(Sezoni 10) 21 Prill 2025-Blen makina, kompania e transportit i shet rruges ne Slloveni, cudi ne hetim.

Rasti, që trajtojmë sot, na con në tre shtete: Shqipëri, Suedi e Slloveni.
Genci Hodo denoncon një shtetas shqiptaro-maqedonas, Alban Mucha, i cili sipas tij menaxhon një kompani transporti me seli në Danimarkë.Albani mori përsipër, që të transportonte dy makinat e Gencit, por nuk e bëri.Sipas informacioneve nga shoferi, që transportonte automjetet, destinacioni i tyre ishte ndryshuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, ku ishin shitur në një qytezë afër Ljubljanës, në Grosuplije.Denoncimi i Genci Hodos u bë, kur gjeti dy automjetet e tij në Grosuplije tek një vendas, i quajtur Miha Garbas. Pas dy muajsh nga gjetja e makinave, të vjedhura në Slloveni, Gencit i vjen një email nga shefi i krimeve Karel Žurga, që thoshte, se cështjen e kishte dërguar në Prokurorinë e Ljubljanës dhe kjo e fundit kishte vendosur kthimin e dy makinave te shtetasi slloven, që i bleu në të zezë. Genci Hodo pajtoi një studio ligjore avokatie në Slloveni, e cila u interesua në Prokurorinë e Ljubljanës, ku mësoi, se shefi i krimeve, nuk e kishte referuar fare në prokurori cështjen e vjedhjes së makinave të tij.Sot cështja është regjistruar në Prokurorinë e Ljubljanës, por prej 6 muajsh, akoma nuk ka asnjë përgjigje mbi ecurinë e këtij hetimi.

Rruga pranë njësisë numër 2 në Tiranë është gjithë gropa e baltë.Banorët kanë bërë video dhe e kanë dërguar në redaksinë tonë, pasi ata thonë, se ky institucion presin shërbime, por ai është katandisur vetë në këtë situatë.

Disa banorë të një pallati në zonën e Freskut, pranë shkollës “Klodian Tanushi”, ankohen, se aty do të bëhet një rrugë, për të cilën nuk ka asnjë tabelë me të dhënat e projektit. Nga shenjat e vëna, duket, se aty nuk do të lihet asnjë hapësirë për trotuar, prandaj banorët janë të shqetësuar, që nuk do të kenë kalim as për ambulancë e zjarrfikëse. Ne kemi bërë matjet sipas shenjave të vendosura dhe rezulton, se trotuari, sipas shenjave, do të jetë 86 cm.Administratori i njësisë shprehet, se këtë rrugë po e bën Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ndërsa nga ARRSH-ja, banorët nuk morën asnjë përgjigje, edhe pse kanë bërë shkresë për informacion.

Të Fundit