Rama, me të rinjtë: Jemi përballë një force të një individi 80 e kusur vjeç, që flet “rroma për toma”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë me të rinjtë, teksa ironizoi Berishën dhe PD. Për Ramën, Berishës i “është fikur llampa”, teksa flet “rroma për toma”.

Sakaq, ai theksoi se Shqipëria është në rrugën e fundit drejt finishit për në BE dhe këtë e siguron vetëm Partia Socialiste.

Rama: Jeni këtu në Kavajë, Rrogozhinë vajza dhe djem të rinj që keni ëndrra, shpresa. Mbase një pjesë nuk e mban mend si ka qenë Kavaja apo Rrogozhina. PS për herë të parë mori besimin e Kavajës, e nxori Kavajën nga një gropë e madhe ku e kishte lënë një forcë që lindi si shpresa por u bë forca e shkuarës që përfaqësohet nga një individ 80 e kusur, që sot sa herë flet i fiket llampa dhe ngatërrohet Rromapërtoma. Kërkon votën. Për çfarë?!

Ndërkohë që ne kemi një arsye shumë të fortë. Tju them juve se ky është kilometri i fundit drejt finishit. Mandati i katërt, nëse ne bashkohemi fort dhe ecim të vendosur na jep ne mundësinë historike të çojmë në vend profecinë e Gjergj Kastriotit. U kthye në amanet i gjithë atyre që luftuan, deshën një Shqipëri që këtu në Kavajë, kur u përmbys regjimi komunist mori trajtën e thirrjes si gjithë Europa.

Të Fundit