Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.
Në mesazhin ngushëllues, Baba Mondi thotë se “bota humbi sot Liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe dashurisë”.
Më tej, ai thotë se Papa e deshi shume kombin tone, “kombin martir te zotit”.
Papa Françesku ka vdekur këtë të hënë (21 prill) në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani. Sipas njoftimit, ai ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.
Papa vdiq disa javë pasi doli nga një spital i Romës, për shkak se u përball me një rrezik të pneumonisë në mushkëri.