Përmbyset traktori në Fier, vdes drejtuesi 60-vjeçar

Një ngjarje tragjike është shënuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të së premtes në fshatin Grecalli të Fierit.

60-vjeçari A.S ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e traktorit që po drejtonte ndërsa dyshohet se është zënë poshtë nga rrota e mjetit bujqësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të Fundit