Raketa “New Shepard”, e kompanisë së miliarderit Jeff Bezos “Blue Origin” me një ekuipazh tërësisht femëror, u ul në Tokë pas 11 minutash fluturim në hapësirë.
Ekuipazhi femër prej gjashtë anëtarësh, duke përfshirë yllin e popit Katy Perry, zbarkoi në Teksas, raporton BBC.
Kjo është ekspedita e parë me një ekuipazh vetëm femra që nga misioni sovjetik në vitin 1963, dhe siç parashikohej, raketa kaloi të ashtuquajturën linjë Karman, lartësia e njohur ndërkombëtarisht në të cilën fillon hapësira.
Pas daljes nga kapsula, Katie dhe Gail puthën tokën dhe shprehën mirënjohjen e tyre për përvojën. Këngëtarja tha se emocioni kryesor që ndjeu gjatë këtij udhëtimi ishte dashuria.
“Është ndjenja më sublime. Dorëzimi total ndaj të panjohurës, besimi…”, tha Perry.
Kur u pyet nëse do të shkruante një këngë për këtë udhëtim, ajo qeshi dhe u përgjigj: “Oh, absolutisht, njëqind për qind”.