Dash Sula: Koalicioni Euroatlantik i Bashës do marrë votat e mia

I ftuar në media, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, u shpreh se një pjesë e votave të mbështetësve të tij, do shkojnë për zotin Basha dhe për Koalicionit Euroatlantik.

Sula u shpreh se një pjesë do t’i vënë PD, një pjesë e madhe do t’i shkojë Lulzim Bashës dhe Koalicionit Euroatlantik, sepse edhe ata demokratë janë, dhe një pjesë tjetër do t’i shkojë pushtetit.

Sula tha se në Peqin njerëzit e votojnë atë si emër dhe jo si sigël parti.

Këto deklarata deputeti demokrat i ka bërë pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e PD, edhe pse në primaret e qarkut Elbasan Sula u rendit i pari.

Të Fundit