Begaj për njohjen e Kosovës nga Kenia: Vendim i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët

Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës këtë të mërkurë, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shpehur në rrjetin social X, mirënjohjen ndaj Presidentit të Kenias dhe kënaqësinë e një vendimi të tillë.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim Williams Ruto për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.

Njohja nga Kenia është e para për Kosovën në katër vjetët e fundit.

Të Fundit