Shqipëria lujti këtë të hënë sfidën e saj të dytë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë ku mposhti me rezultatin 3 me 0 Andorrën.
Minutë pas minute
Gol/Min e 92′ – Myrto Uzuni shënon golin e tretë për Kombëtaren pas një pasimi të shpejtë të Hoxhës nga e majta në qendër, duke e shtyrë topin drejt rrjetës. Goli u rishikua nga sistemi VAR për shkak të dyshimeve për pozicion jashtë loje, por u konfirmua si i rregullt.”
Min e 75’ – Broja dhe Laçi i lënë vendin Pajazitit dhe Uzunit
Min e 67’ – Gjimshiti i lë vendin Kumbullës.
Min e 45′ – Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri 2 – 0 Andorra
Gol/Min e 19′ – Një top i gjatë i zotëruar nga Armando Broja i cili është futur fuqishëm në zonën kundërshtare dhe i ka dhënë një asist Rey Manajt për të dyfishuar shifrat në minutën e 19′.
Gol/Min e 9′ – Kombëtarja ka kaluar në avantazh në minutën e 9′ të takimit me anë të futbollistit Rey Manaj i cili pas një krosimi nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani ka shënuar me kokë.
Djemtë e Sylvinhos u përballen me Andorrën, pas humbjes me Anglinë. Në këtë ndeshje, ra në sy aktivizimi i sulmuesit Armando Broja nga minuta e parë, ndërsa trajneri nuk ndryshoi prapavijën në krahasim me ndeshjen me Anglinën, por bëri një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Juljan Shehu.
Ndërkohë, në sulm nuk ishte asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinën, pasi në krahë startuan Broja dhe Hoxha, me Manajn në qendër ndërsa Uzuni u aktivizua si zëvëndësues.
Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme me po të njetin rezultat kanë fituar dhe rivalët tanë anglezë të cilët kanë mundur 3 me 0 Letoninë.