Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, presidenti serb Aleksandër Vuçic iu drejtua kombit me një fjalim nga zyra e tij, pas protestës masive të mbajtur sot në Beograd.
“Dua të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si President i Serbisë që u mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç.
Presidenti serb ka bërë me diej se nga protesta kanë mbetur të lënduar 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë.
“Kjo situatë ka katër muaj e gjysmë që vijon, katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të madhe. Opozita kërkon të përfitojë nga njerëzit”, tha ai.