Admirim Sada tregon, se ka një muaj, që ka ardhur në Shqipëri, për të mbledhur vitet e punës, në mënyrë, që t’i bashkojë me ato në Itali dhe t’i ketë gati për momentin e daljes në pension në shtetin fqinj, ku jeton e punon prej 22 vjetësh. Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten, që nga data 15 janar, por nuk ka marrë përgjigje.Gazetarja e “Stop” vuri në dijeni Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vetë drejtori Astrit Hado, tha, se sapo Italia të ratifikojë marrëveshjen, këtë punë, që po bën qytetari, do ta bëjnë vetë institucionet përmes komunikimit mes tyre.
