Pas denoncimit të “Stop”, policia arreston 51-vjeçarin në Durrës

Pas transmetimit të emisionit “Stop” se Xhemal Kurti kërcënohej me jetë nga babai i tij, Policia e Durrësit ka vënë në pranga 51-vjeçarin Skënder Kurti.

Xhemal Kurti në vitin 2024 është dënuar me 1.5 vjet burg sepse është vetmbrojtur nga sulmi i babait duke e goditur këtë të fundit me tullë.

Ai thotë se gjatë gjithë kohës është përndjekur nga babai duke e kërcënuar me jetë.

“Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit.

Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal”, njofton policia.

Të Fundit