Trump e bën 13-vjeçarin agjent të Shërbimit Sekret: Mjekët i kishin dhënë vetëm 5 muaj jetë pasi u diagonistikua me kancer në tru

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres pati një moment emocionues me një djalë të vogël i cili që prej 6 vitesh lufton me kancerin në tru.

Trump e emëroi të miturin agjent të Shërbimit Sekret, një ëndërr që ai e kishte prej kohësh.

Presidenti thotë se Daniel u diagnostikua me kancer në tru në vitin 2018 dhe mjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë.

“Ne do të të bëjmë nderin më të madh nga të gjithë,” u shpreh Trump.
“Po i kërkoj drejtorit të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që zyrtarisht të të bëjë (Daniel) një agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, thekson ai.
Turma shpërthen në duartrokitje. Daniel duket plotësisht i habitur. Ai më pas përqafohet dhe mbulohet me dashuri nga njerëzit përreth tij.

Trump tha gjatë fjalimit të tij se ulja e shkallës së kancerit te fëmijët dhe studimi i rasteve të autizmit në SHBA do të jetë një përparësi kryesore për sekretarin e tij të shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.

Çdo vit në SHBA rreth 15,000 fëmijë diagnostikohen me këtë sëmundje.

Të Fundit