“Nisma” dhe “Shqipëria Bëhet” zyrtarizojnë koalicionin, Lapaj: Të shembim sistemin

Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet kanë firmosur sot zyrtarisht koalicioni me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Koalicioni do të quhet zyrtarisht “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtues i saj do të jetë Adriatik Lapaj

Lapaj theksoi se negociatat vijojnë deri në fund të afatit zyrtar për koalicionet, që është data 12 mars duke shtuar pret që edhe subjekte të tjera politike t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kemi thënë që s’ka bashkëpunim me asnjë prej subjekteve që kanë përfaqësuar rrënimin e Shqipërisë dhe do bëjmë çdo tentativë për të punuar me subjekte që nuk bartin mëkate të 34 viteve

Ne nuk vëmë baste në tavolinë sa mandate marrin se as nuk blejmë vota, as nuk përdorim administratën, ne marrëdhënien e kemi me qytetarët dhe uroj që masiviteti i zemrave të tyte të jetë aq i madh sa fillimisht të çahet sistemi e pas ta shembim përfundimisht”, tha Lapaj.

Të Fundit