Hekuran Tafa, babai i fermerit Elton Tafa, i arrestuar mëngjesin e sotëm së bashku me dy shtetas të tjerë deklaron se djali i tij është i pafajshëm.
I tronditur nga lajmi për arrestimin e djalit të tij, Hekuan Tafa i bën apel shtetit të bëj drejtësi. Ai ka deklaruar për media se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, ndërsa shton se ai ka marrë një gjobë nga AKU dhe i është thënë që produkti do të groposet.
Në lidhje me pesticidin “phosmet” që thuhet se është gjetur në manderina, Hekuran Tafa pohon se nuk kemi të bëjmë më asgjë helmuese pasi mandarinat i kanë ngrënë të gjithë ata si familje.
Duke deklaruar se askush nga fermerët nuk e dinte që ky pesticid nuk lejohej nga BE, jashtë kamerave Hekuran Tafa deklaron se këtë pesticid e përdorin të gjithë fermerët.
Me urdhër të Prokurorisë në Berat, tre persona janë vënë në pranga lidhur me eksportin e mandarinave me përmbajtje të lartë pesticidesh, ku një sasi prej 10 tonësh u kthyen mbrapsht nga Kroacia.
Në pranga janë vënë Arben Aqif Dyli, Elton Hekuran Tafa dhe Elson Petrit Tahiraj.
Sipas Prokurorisë, Elton Tafa (fermer) i ka shitur Arben Dylit (administrator i pikës se grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat ai i ka eksportuar drejt Kroacisë.
Nga autoritetet kroate, janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje te lart te pesticidi “Phosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.
Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa ne vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se është hedhur përsëri ne treg duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.
Gjithashtu dyshohet se, Elson Tahiraj me detyre inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes se bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:
Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.
Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.