Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë të datës 12 shkurt, ku iu komunikua “arresti me burg” në Gjykatatën e Posaçme.
Ankimimi është bërë nëpërmjet avokatit të tij, Ermir Beta.
Mësohet se ankimimi është nisur me postë.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt. Më 12 shkurt, atij iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së rivlerësimit në GJKKO.
Pas vendimit, Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit.