IOM: 40% e fuqisë punëtore është larguar nga Shqipëria, shkak pagat

Rreth 40% e fuqisë punëtore në Shqipëri ka emigruar jashtë vendit. Kjo shifër del nga raporti i vitit 2024 i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).

Raporti vlerëson se një pjesë e madhe e fuqisë punëtore shqiptare po punon në vende të tjera, duke theksuar se kjo lëvizje masive ka ndikim të rëndësishëm në biznesin vendas, i cili vazhdon të humbasë punëtorë, jo vetëm në sektorët me kualifikim të ulët, por edhe në ato me profile më të larta.

Sipas IOM, faktorët kryesorë që kanë nxitur këtë emigrim janë: normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave me vendet e tjera, korrupsioni dhe mungesa e

meritokracisë.

Raporti tregon se Shqipëria dhe Moldavia janë dy vendet më të prekur nga largimi i fuqisë punëtore. Mijëra të rinj shqiptarë janë detyruar të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme drejt Evropës Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar jetën e tyre në përpjekje për një mundësi më të mirë pune.

Ky fenomen është i pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, duke përfshirë turizmin, bujqësinë dhe shërbimet, ku mungesa e punëtorëve ka krijuar vështirësi për bizneset lokale.

Të Fundit