Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK.
Berisha u shpreh se Veliaj do të paditet për mashtrim të publikut, referuar publikimit nga ana e kryebashkiakut të transkriptimin e replikave me prokurorin e çështjes në seancë.
Kryedemokrati thekson se “publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës”. Ai theksoi se përpilimi i aktakuzës ndaj Erion Veliajt do të nisë nga dita e nesërme, ndërsa kërkoi nga Rama që të sqarojë pozicionin e tij në këtë rast.
“Prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme, por publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës. Nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë të publikut, paralajmëroj Ramën të denoncojë këtë akt mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se ai njoftim, në atë njoftim, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Ndaj urgjentisht do të qartësojë pozicionin e tij.”, tha ai.