“Ndyrësirë” Veliaj nxjerr proceverbalin: Prokurori Ols Dado përdori gjuhë fyese në gjyq si sigurimsat

Nga paraburgimi i Durrësit, ku është izoluar prej 12 ditësh, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar procesverbalin i cili tregon bisedën me tone të larta brenda gjykatës, ditën kur iu caktua masa e sigurimit “arrest në burg”.

Kryebashkiaku ka pretenduar se gjatë komunikimit prokurori i çështjes Ols Dado i është drejtuar me gjuhë fyese, duke e quajtur ndyrësirë dhe e gjitha kjo në prezencë të gjyqtarit të çështjes, Erion Bani.

Në po të njëjtin dokument, Erion Veliaj i thotë prokurorit se nuk e ka kërcënuar, por është në konflikt interesi. Sipas kryebashkiakut  gjuha e përdorur në gjykatë është kthim pas në kohën e komunizmit.

Erion Veliaj: Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket  xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorëm nga dera, nuk duhet toleruar më.

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt brenda zyrës së tij, nën dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim. Organi i akuzës thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës së bashku me bashkëshorten e tij, e cila po ashtu është vënë nën hetim kanë përfituar fondet publike.

Të Fundit