Arkeologët zbulojnë varrin e një faraoni, habiten nga ajo që gjejnë brenda

Arkeologët kanë bërë një zbulim madhështor në Egjipt. Ata kanë zbuluar varrin e një faraoni. Ky është zbulimi më i madh që prej vitit 1922, kur u zbulua varri i faraonit Tutankhamun.

dërkohë që tani është zbuluar varri i faraonit Thutmose II. Zbulimi është bërë rreth 1.5 milje në perëndim të Luginës së famshme të Mbretërve në Egjipt. Ishte pikërisht një grup arkeologësh nga Britania e Madhe dhe Egjipti bënë zbulimin e madh.

 

Varri i Thutmose II është varri i fundit mbretëror i humbur i dinastisë së 18-të dhe u gjet në pjesën perëndimore të Nekropolit Teban.

Thutmose II mendohet të ketë vdekur rreth 3 mijë e 500 vjet më parë. Ai mund të ketë sunduar për rreth 14 vjet, duke sjellë më pas në jetë një pasardhës të quajtur Thutmose III.

Varri i faraonit u gjet bashkë me artefakte të tjera, duke përfshirë këtu mbishkrime që mbanin emrin e gruas së tij, Mbretëreshës Hatshepsut. Ajo ishte e para femër e cila sundoi si e pavarur.

Sipas grupit të arkeologëve objektet e gjetura në varrin e faraonit mendohet që t’i përkasin një varri tjetër dytësor. Ata dyshojnë se ato mund të jenë zhvendosur prej atje për shkak të ndonjë përmbytjeje ose fenomeni tjetër. Megjithatë kjo lë të kuptohet se ka ende objekte që mund të gjenden dhe të hedhin dritë mbi sundimet e asaj kohe.

Të Fundit