Rama: Në 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër. Populli i Tiranës nuk na e ka dhënë kot besimin 7 herë për ta drejtuar!

Kryeminstri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook lidhur me punën që ka bërë mazhoranca për Shqipërinë dhe më konkretisht për Tiranën.

Rama tha se jo më kot qytetarët e Tiranës ia besuan 7 herë kryeqytetin PS-së.

Gjithashtu Rama u shpreh me bindje se më 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën.

“Populli i Tiranës jo më kot na e ka dhënë besimin 7 herë për ta drejtuar, dhe jo më kot do na e japin sërish edhe për Tiranën, të tjerat janë vetëm llafe që i do t’i përkasin harresës.

Jo më kot në më 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranë, të tjerat janë llafe që i marr era dhe ngjarje që do i përkasin harresës”, tha kryeministri Rama.

Të Fundit