Kërcënoi me jetë gjyqtarin, shpallet në kërkim Arben Isufi, i njohur si “Ben Qimja”

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasin Arben Isufi, 55 vjeç, i njohur si “Ben Qimja”, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Vladimir Cjapi.

Në kuadër të hetimeve, Gjykata e Fierit ka lëshuar një urdhër për kontrollin e banesave dhe ambienteve në pronësi të të dyshuarit. Gjatë operacionit, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, janë sekuestruar:

Një armë zjarri pistoletë
Një palë targa të huaja
Një jelek multifunksional, i ngjashëm me ato të Policisë
Dy pajisje DVR
Gjashtë aparate celularë
Dokumente zyrtare
Policia bën me dije se ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e Arben Isufit.

Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kanosje ndaj gjyqtarit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.

Të Fundit