Rama “shpërthen” ndaj opozitës: Patën një ditë ‘masturbimi’ kolektiv

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e kësaj të Hëne mënyrën si Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale.

Kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita i cili dje qëndroi në krah të kryedemokratit Sali Berisha e cilësoi “konsulent si shumë të tjerë”, e ndërsa opozitën “kënetë që patën një ditë masturbimi kolektiv”.

“Shqipëria është e para në rajon në menaxhimin e financave publike dhe zhvillimin e administratës publike e me radhë për një vend që deri dje ishte i zhytur në atë kënetë që ka mbetur sot si stërpellg i madh në formën e opozitës. Dje, trampistët të vetëshpallur të tillë të kënetës sonë patën një ditë masturbimi kolektiv, tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren! Sollën një konsulent kushedi me sa lekë që paska punuar për Trump. Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte përshembull më shumë konsulentë, partinë e kishte më në formë dhe arriti një rezultat që këta”, tha Rama gjatë lidhjes së tij live në rrjetin social Instagram.

Të Fundit