Studimi: Mikroplastika është gjithnjë e më e pranishme në trurin e njeriut

Sasi të caktuara të mikroplastikës arrijnë në trurin e njeriut dhe pasojat që mund të ketë në shëndetin e njeriut janë ende të panjohura, ka treguar një studim i ri. Të dhënat tregojnë se midis 2016 dhe 2024, niveli i mikroplastikës në mostrat e trurit të analizuara u rrit me 50 për qind.

Çdo ditë, njerëzit marrin frymë, hanë dhe pinë pjesë të vogla të mbeturinave plastike të njohura si mikroplastikë dhe nanoplastikë. Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se ata mund të kalojnë barrierën gjak-tru, e cila vepron si një filtër midis sistemit nervor qendror dhe pjesës tjetër të trupit, duke mbrojtur trurin nga substancat toksike dhe duke i siguruar atij lëndë ushqyese.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Medicine , dëshmon se kjo është me të vërtetë e mundur, raporton Euronews .

Studiuesit nga Universiteti i New Mexico analizuan mostrat pas vdekjes nga 52 truri njerëzor, duke përfshirë 28 që u autopsuan në 2016 dhe 24 mostra nga 2024.

Ata gjetën mikroplastikë në çdo mostër të trurit dhe përqendrimi ishte 50 për qind më i lartë në 2024 sesa në 2016 .

Kishte më shumë mikroplastikë në tru sesa në veshka ose mëlçi.

Të Fundit