Në Çeki kastorët ndërtuan brenda dy ditësh një digë, të cilën autoritetet lokale e kishin planifikuar për 7 vjet.
Kafshët brejtëse i kanë kursyer administratës 1.2 milionë dollarë.
Një projekt për restaurimin e zonave ujore në parkun natyror Brdy ishte në zhvillim e sipër që nga viti 2018. Me kalimin e viteve, administrata mblodhi të gjitha lejet e nevojshme dhe ishte gati të fillonte ndërtimin.
Por doli të ishte e panevojshme, pasi kastorët vendas, të cilët kanë jetuar në park që nga viti 2020, i morën gjërat në duart e tyre, duke ndërtuar diga në vendet e e njëjta të planifikuara edhe nga qeveria.
“Kastorët na shpëtuan 30 milionë koruna çeke. Ata i ndërtuan digat pa asnjë dokumentacion projekti dhe falas,” tha kreu i administratës së rezervatit natyror.
Kastorët janë të njohur për aftësinë e tyre të ndërtimit të pritave gjigante në rrjedha uji, që funksionojnë njësoj si një digë moderne duke përdorur degë dhe trungje pemësh. Arsyeja pse ata ndërtojnë diga është për të krijuar ujë të thellë që u jep atyre mbrojtje nga grabitqarët.