Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetin e tij social (Facebook), i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj.
Rama i ka kujtuar atyre afatin e fundit të regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit që është data 4 mars.
“Mirëmëngjes me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.