126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj.
Numri i kërkesave në KQZ vijon të rritet gradualisht, edhe pse një pjesë e tyre refuzohen për shkak të mangësive ose të dhënave të pasakta që dërgohen në sistem.
Kështu, deri më tani të drejtën për të votuar e kanë fituar 60% e emigrantëve, ose 73 mijë, ndërsa janë refuzuar 46 mijë aplikime.
Kërkesat janë depozituar nga 107 shtete, por lista kryesohet nga Italia, Greqia dhe Gjermania, me të treja së bashku që përbëjnë 76% të aplikantëve.
Raporti gjinor është 60 me 40% në favor të meshkujve, ndërsa me shpërndarjen e votës në 12 qarqet e vendit, kryesojnë Tirana, Fieri e Korça me 44% të kërkesave, ndërsa në fund të listës janë Dibra, Gjirokastra e Kukësi me 10%.
Grupmosha 26 deri në 45 vjeç, është ajo që po tregon interes të lartë për të votuar nga jashtë dhe përbën 55% të numrit të përgjithshëm të kërkesave.