Bamirësia me përqindje: Si u “sëmurën” për para në TikTok!

Dritan Qëndraj nga Vlora, tregon se në datën 14 tetor 2024, ka qenë duke udhëtuar me motorr me bashkëshorten e tij në rrugën Vllahinë-Peshkpi, kur një qen i del përpara, duke bërë, që të humbasë kontrollin e mjetit motorrik. Ai vetë përfundoi në spital, ndërsa aksidenti në prokurori.Dritani thotë, se prej dy muajsh, nuk po i kthejnë motorrin, të cilin e ka dhe si mjet, për të shkuar në punë. Qytetari u drejtua në Drejtorinë Vendore të policisë së Vlorës, ku i thanë, se prokuroria nuk ka cuar akoma urdhrin për kthimin e mjetit.Dritani ka cuar dy kërkesa drejt prokurorisë së Vlorës, po nuk ka marrë përgjigje.Pas tij, gazetarja e emisionit “Stop” depoziton një shkresë pranë Prokurorisë së Vlorës, pas së cilës, qytetari mori motorrin e tij.

Të Fundit