U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur akoma!

Kujtim Mero, 67-vjeçari i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repartit të dializës në Korçë ka hedhur poshtë këtë akuzë duke e cilësuar nga ana e stafit mjekësor.

“Këto janë shpifje, se unë nuk kam arritur në atë fazë, siç mendojnë ata dhe siç më bëjnë mua të çmendur. Se po të jetë për të çmendur, mund të jenë ata dhe unë jo, se unë e kam aq logjikë, se po shkoj 70 vjeç dhe nuk gaboj në ato gjëra. Unë nëse kam ndonjë inat personal mund ta bëjë me vetë personin”, tha Mero për media

Megjithatë, ai shprehu pakënaqësi ndaj spitalit, pasi sipas tij, nuk ka marrë shërbimin e nevojshëm. “Brenda janarit kam 3 seanca minus, që nuk e kam marrë. Dje u sajua ky muhabet, ishte e përgatitur, ishte kurth, që unë të debatoja. Ndërsa unë ndihesha shumë i qetë. Ata e kishin përgatitur”, tha ai.

Mero shtoi se të enjten ka shkuar për të bërë seancën e dializës, ka kërkuar t’i ndërrohet makineria pasi nuk punonte mirë dhe për këtë ka pasur debat. Sipas tij, as policia nuk i gjeti lëndë djegëse kur shkoi në spital. “Kërkova të më ndërrohej makina se ishte me defekt dhe ata nuk ma ndërruan… Nuk kisha gjë, çfarë do më gjenin? Edhe Policia kur erdhi aty nuk më gjeti gjë. Këto janë sajesa, shpifje”.

Shërbimi i dializës është një procedurë mjekësore që ndihmon në pastrimin e gjakut kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Kjo ndodh kur veshkat nuk janë në gjendje të eliminojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga trupi. Ekzistojnë dy lloje kryesore të dializës: hemodializa, ku gjaku pastrohet përmes një aparature të veçantë, dhe dializa peritoneale, e cila përdor membranën e barkut për të filtruar mbetjet.

Dializa është jetike për pacientët me dështim të rëndë të veshkave, duke ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe presionit të gjakut. Procedura zakonisht kryhet disa herë në javë, në spitale ose qendra të specializuara. Pavarësisht se është një trajtim i rëndësishëm, nuk e shëron sëmundjen e veshkave, por ndihmon në zëvendësimin e funksionit të tyre të dëmtuar.

Të Fundit