Një aksident tragjik ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës gjatë natës së së premtes, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një fadrome.
Dyshohet që personi i moshës rreth 60-vjeç i identifikuar si Nusret Xhoka nga Dibra është aksidentuar pasi një një fadromë ka goditur kamionin e tij. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i fadromës i identifikuar si 63-vjeçari Rrahman Sllamniku, me banim në Kosovë, është shoqëruar dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.