Sipas informacioneve konfirmuar nga policia e Vlorës dhe prokuroria. Të dyja këto instanca kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Janë marrë të gjitha provat në vendngjarje që mund të çojnë në zbulimin e faktorëve pse çuan në çarjen e digës.
Hetim ka nisur edhe nga prokuroria, teksa pritet që të merren në pyetje edhe përgjegjësit që realizuan projektin vite më parë. Dy janë pistat kryesore pse mund të jetë çarë diga: punimet pa cilësi dhe mbingarkesa me ujë mbi kapacitetin e saj si rrjedhojë e prurjeve të larta.
Sipas informacioneve nga banorët e zonës, ka rikthim të energjisë elektrike në fshatrat Borsh, Piqeras, Lukovë, Bunec, Shën Vasil, Fterrë, Nivicë. Është larguar uji prej nëntë stacionit të Bunecit që furnizonte me energji këto fshatra, teksa është ndalur dhe rrjedhja e ujit në digë.