Një qytetar tregon, se në datën 31 dhjetor 2024 ka marrë një gjobë për parkim të gabuar pranë Pallatit të kongreseve Tiranë në orën 11: 07 minuta. Por ai tregon me pamje, se makina e tij në këtë datë e në këtë orë ka qenë e parkuar në Kukës. Gjobën 30 mijë lekë e pagoi, pasi thotë, se do t’i kushtonte më shumë, nëse do të vinte në Tiranë, për të bërë ankesë.Ne shkuam pranë Organit administrativ shtetëror, pranë komisariatit të policisë rrugore, ku na thanë, se data 31 dhjetor është data e hedhjes në sistem dhe jo data e marrjes së gjobës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]