STOP-EMISIONI 78(Sezoni 10) 18 Dhjetor 2024-“Sillni gazetaret per provokim”, si u pushua mesuesja me 41 vjet pune.

Në 3 dhjetor transmetuam denoncimin e një mësueseje të shkollës 9 vjecare “Ramazan Jarani” në Tiranë, e cila tha, se regjistri elektronik smip, ku bëhet vlerësimi i nxënësve për klasën 4b ishte bllokuar nga 4 nëntori deri në 25 nëntor nga shkolla. Për këtë është vënë në dijeni drejtori Ilirjan Kalemasi dhe nëndrejtoresha Leonora, por problemi nuk u zgjidh.Gazetarja takoi drejtorin Kalemasi në 27 nëntor, por ai, i ndodhur në një aktivitet, kërkoi kohë, për të dhënë sqarime.Pasi komunikuam sërish me drejtorin, ai u justifikua, duke thënë, se mësuesja mund të ketë futur ndonjë kod gabim.Pas këtij transmetimi, mësuesja Margarita Tarja u thirr në komisionin e disiplinës, ku i referuan ankesën e një prindi për dhunë verbale ndaj fëmijës së tij.Për këtë rast mësuesja na tregon, që ky fëmijë ka ardhur sivjet nga klasa paralele, por nuk njeh shkronjat, edhe pse ishte me mesatare 9. Pas vizitave mjeksore rezultoi, se fëmija duhej trajtuar dhe të asistohej me mësues ndihmës.Margaritës, me 41 vjet punë në arsim, i është përmendur edhe njoftimi i emisionit “Stop”.Pas mbledhjes së komisionit të disiplinës mësuese Margaritës, i është komunikuar pushimi nga puna.Ne kemi mësuar, se lufta e drejtorit është e hershme. Për shkak të ankesave të arsimtares, pa vite më parë, Drap Durrës ka marrë masë për drejtorin e shkollës.

Një lajm i fundit tregon, se shumica e beqarëve në vend, janë meshkuj. Bëhet fjalë për 340 meshkuj, “të mbetur në derë”, sipas zhargonit popullor.Një video plot humor tregon një macok të mbetur në derë, pjesë e kontigjentit të beqarëve. Gjithashtu një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump me një model flokësh ndryshe, është bërë menjëherë virale në rrjet.

Për cështjen e pushimit nga puna të mësueses Margarita Tarja, u takuam me drejtorin e shkollës Ilirjan Kalemasi, i cili u përpoq të shmangej, por u detyra të pranojë, që me Margaritën e ka personale.Paligjshmëri dhe paaftësi nga ana e drejtorit, cilësohet nga eksperti për cështjet e arsimit Ndricim Mehmeti e gjithë kjo situatë në shkollën “Ramazan Jarani”.Sipas tij, autoritetet duhe të marrin masa, për të zgjidhur problematika të tilla absurde.

Të Fundit