Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, kryesisht pranë gjimnazeve në qytet. Shtetasi, i identifikuar si F. H., u kap gjatë një operacioni të intensifikuar, i bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore.
Gjatë kontrollit, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ai dyshohet se e kishte për qëllim shpërndarjen në doza për t’u shitur pranë institucioneve arsimore. Po ashtu, u sekuestruan një mjet prerës (biçak), një grirëse dhe një celular.
Të gjitha provat materiale janë sekuestruar dhe çështja është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.